Dëshironi të keni një bark të sheshtë, por ende nuk e keni arritur, pavarësisht ushtrimeve intensive.

Ndoshta është koha për të parë edhe dietën tuaj?

Dietologu klinik – nutricionist, Cleo Dimitradou, tha se cilat fruta kontribuojnë në djegien e dhjamit, por edhe në tretje më të mirë (zakonisht, fryrja në bark është pasojë e zorrës së irrituar apo ndonjë gjendjeje të ngjashme).

Lexoni më tej për të zbuluar se cilat fruta do t’ju ndihmojnë të keni një bark të sheshtë dhe zbuloni se si ndihmojnë në zbërthimin e yndyrës ose në luftimin e fryrjes, cila është sasia ideale për t’u konsumuar dhe sa kalori përmbajnë.

Molla

Në lëkurën e mollës ekziston një substancë, acidi ursolik, i cili ndihmon në djegien e yndyrës dhe përshpejton humbjen e peshës. Gjithashtu kontribuon në funksionimin e mirë të organizmit dhe detoksifikimin e tij.

Ananasi

Falë bromelinës që përmban, përmirëson tretjen dhe shëndetin e sistemit tretës. Shpesh fryrja në bark është për shkak të tretjes së dobët.

Manaferrat

Është zbuluar se ato kufizojnë ruajtjen e yndyrës në bark. Do t’i gjeni të ngrira ose të thara. Një zgjidhje shumë e mirë është t’i vendosni në smoothie dhe t’i merrni me vete në një termues.

Fiku

I përshtatshëm për funksionimin e mirë të zorrëve. Kapsllëku është i zakonshëm me ndryshimin e ambientit gjatë pushimeve, ndaj një fik, idealisht në mëngjes, do t’ju zgjidhë problemin.

Avokado

Yndyrnat e mira janë gjetur se ndihmojnë në djegien e yndyrës intra-abdominale dhe nxitin metabolizmin. Tosti me avokado ose avokado e thjeshtë mund të jetë perfekt.

Banane

Kaliumi që përmban ndihmon ndjeshëm në mbajtjen e lëngjeve. Megjithatë, një informacion më i dobishëm është se bananet janë fruti i duhur për ata prej jush që vuajnë nga zorrët e irrituar dhe shpesh kanë fryrje barku.