A është e sigurt që ushqimet e nxehta të vendosen menjëherë në frigorifer apo duhet t’i lini të ftohen fillimisht?

Më poshtë AgroWeb ju njeh më gjerësisht me përgjigjen e kësaj pyetje.

Përse nuk duhet t’i vendosni ushqimet e nxehta në frigorifer

Frigoriferët janë të mirë për t’i mbajtur ushqimet e ftohta, por nuk janë shumë të mirë për t’i ftohur ato. Pra, nëse keni një pjatë të vogël me ushqim të mbetur, nuk ka asnjë problem ta ruani duke e vendosur në frigorifer. Por nëse keni një tas me salcë domatesh të sapo gatuar, vendosja e saj në frigorifer nuk do të ishte diçka e zgjuar.

Vendosja e një sasie të madhe ushqimi të nxehtë në frigorifer bën që i gjithë frigoriferi të ngrohet dhe kjo krijon mjedisin perfekt që mikrobet të rriten brenda frigoriferit.

Për t’i mbajtur ushqimet të sigurta, është e rëndësishme që ato të mos arrijnë temperatura ndërmjet 4°C dhe 60°C, një gamë e quajtur “zona e rrezikut” sepse  në këto temperatura, bakteret shumohen më shpejt. Baktere si E.coli dhe salmonela mund të dyfishohen çdo 20 minuta, prandaj është e rëndësishme që ushqimet të qëndrojnë në një tepmeraturë të sigurtë.

Ju mund ta lini ushqimin e nxehtë të ftohet jashtë frigoriferit, dhe ta kontrolloni temperaturën me ndihmën e një termometri ushqimi. Pasi të ketë arritur 60°C, mos e lini të qëndrojë jashtë për më shumë se dy orë. Përpiquni ta ftohni atë nën 4°C. Ushqimi i mbajtur në zonën e rrezikut për më shumë se dy orë duhet të hidhet.

4 këshilla për ftohjen e shpejtë të ushqimit

Ka gjëra që mund të bëni për të ftohur në mënyrë të sigurt një pjesë të madhe të ushqimit të nxehtë, ato janë:

  • Ndani ushqimin e nxehtë në enë të cekëta përpara se ta vendosni në frigorifer. Kjo mënyrë lejon ushqimin të ftohet më shpejt.
  • Mos i vendosni enët në frigorifer derisa ushqimi të jetë ftohur plotësisht.
  • Sigurohuni që frigoriferi juaj të jetë vendosur në 4°F ose më poshtë dhe lini hapësirë të mjaftueshme që ajri të qarkullojë nga të -gjitha anët.
  • Vendosini enët me ushqim të nxehtë, të mbyllura mirë, nën ujë të rrjedhshëm e të ftohtë ose zhytini në një tas me akull për të ulur temperaturën më shpejt.

Çfarë duhet të bëni nëse harroni?

Na ka ndodhur të gjithëve që të harrojmë për orë e orë të tëra ushqimin e nxehtë jashtë për t’u ftohur. Nëse keni dyshime se ai është prishur, atëherë gjëja më e mirë që mund të bëni është ta hidhni atë.