Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Telegraph” artistja e njohur me famë botërore Rita Ora ka zbuluar më shumë për karrierën e saj, projektet muzikore, dashurinë dhe jo vetëm…
“Ti nuk e di vërtet se çfarë është të jesh e famshme derisa je e tillë. Të gjithëve u tregohen historitë në filma: idhujt e pabesueshëm, të gjitha paratë dhe vëmendja, bukuria dhe rrobat, diamantet dhe magjepsja. Kjo është ëndrra e famës – por realiteti është shumë ndryshe”.
Ajo ka nënvizuar se është gjithashtu krenare për trashëgiminë e saj familjare. E lindur me emrin e vërtetë Rita Sahatçiu në Prishtinë, ajo dhe familja e saj emigruan në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate kur këngëtarja ishte një vjeçe, duke jetuar së bashku me katër anëtarët e familjes së saj në një dhomë të ngushtë në perëndim të Londrës.
Babai i saj ishte një mësues të cilit kur emigruan iu desh të punonte dy turne për të mbajtur fëmijët e tij, ndërsa nëna e saj ishte kameriere dhe studionte për t’u bërë një psikiatre, duke i mbijetuar dy betejave me kancerin e gjirit. Rita kujton:
“Mamaja ime thoshte: ‘Ti je si unë, e ke gjakun tim në venat e tua’
Më pas shtoi se: “Është një mentalitet shqiptar i Evropës Lindore: çfarëdo që të ndodhë, ngrihuni, vazhdoni të mos dorëzoheni. Vazhdoni të ecni dhe vazhdoni të lulëzoni”.