Gazetarja Kozeta Kurti i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme duke kurorëzuar lidhjen me parterin e saj, Hektor Durin.
Në festën e organizuar për familjarët dhe miqtë, nuk munguan as të ftuarit “VIP”, ndër këto të ftuar mund të përmendim Olta Bokën, Gerta Mahmutajn, Anxhela Peristerin, Era Rusin, Enkel Demin apo edhe Ardit Gjebrean dhe familjen e tij.
Kujtojmë se ishte vetë Ardit Gjebrea ai që e zbuloi publikisht se Kurti t’i jepte fund beqarisë në korrik. Gjatë natës së dytë të gjysmëfinales të Këngës Magjike edhe vetë Kozeta më pas e konfirmoi. Ndërkohë, Arditi ka shpërndarë një foto nga dasma në rrjtet sociale, ku i uron çiftit jetë të lumtur.
“Bekime e të mira paçi gjithë jetën Kozeta & Hektor Duri! Ju kemi shumë xhan familja jonë”, shkruan Arditi krahas fotos.