Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka rezultuar i infektuar me koronavirus.
Kryebashkiaku i qytetit të gurtë iu nënshtrua analizave, të cilat konfirmuan se është pozitiv me covid.
Golemi, i cili është mjek në profesion, ndodhet i izoluar dhe do të qëndrojë i karantinuar sipas protokollove të përcaktuara nga autoritetet. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në qarkun e Gjirokastrës, aktualisht janë aktivë me koronavirus 128 qytetarë.





