Reperi i njohur Mozzik ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor ‘Forever together’ në bashkëpunim me këngëtaren Kida.
E teksa kënga u prit shumë mirë nga publiku, ku brenda pak orëve numëron mbi 800mijë klikime në ‘YouTube’, në klipin e saj fansat vunë re një detaj i cili duket se ka të bëjë me ish-partneren e reperit, Loredana Zefin.
Në një pjesë të klipit, shihet të fokusohet një letër në të cilën shkruhen tre emra vajzash, ish të dashurat e Mozzik: Djellza, Erza, Blerta”.
Mirëpo këto tre emra, janë të njëtat me ato që reperja ka përmendur disa muaj më parë në këngën ‘Kriminele’, në bashkëpunim me Yll Limanin.
“Kto fore unë moti i kuptova. Lëshoja ti Djellzës, Erzës ose edhe Blertës”– thotë Loredana në një nga pjesët e saj.