Zamira Kita ka folur ditën e sotme për përvojën e saj në xhirimet e filmit në “Kuadër të Dashurisë”.
Projekti e bëri bashkë me kolegë të vjetër, por edhe me emra të rinj.
“Me Luizin dhe Sarën s’ kisha luajtur, por më kanë surprizuar sa shpejt e kapnin situatën”, tha ajo në “Ftesë në 5”, duke theksuar se nuk ishte as e nevojshme t’iu jepnin këshilla.
Zamira tregoi se edhe në rol do të jetë po një grua korçare me të njëjtin emër. Ajo do të luajë si mamaja e Sara Hoxhës dhe Olta Gixharit e rrjedhimisht Luizi do të jetë dhëndri i saj në film.
“Jam një vjehrrë jo që nuk e do këtë dhëndrin, por ka ca rezerva ndaj këtij dhëndri. I duket sikur ky dhëndri nuk ka nivelin e familjeve korçare dhe i jep ndonjëherë urdhra. Bëhet si më kompetente sesa duhet. Por e do dhe respekton”, zbuloi Zamira.