Në këto ditë të nxehta korriku, Eneda Tarifa po shijon plazhin.

Këngëtarja e njohur ka postuar në rrjete sociale një foto ndërsa përqafohet nga partneri i saj, Gent Lasku.

Basketbollisti që rreth një vit më parë i mori zemrën këngëtares duket se po i shijon më së miri pushimet me të.

Vite më parë, Eneda Tarifa i dha fund marrëdhënies së saj 18 vjeçare me Erjon Zaloshnjen, me të cilën ka dhe vajzën, Aria.

Ndërkohë, Genti Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

Ai është baba i tre fëmijëve, me ish-bashkëshorten e tij.