Arbenita Ismajli ka reaguar sërish pasi u dhunua nga bashkëshorti i saj Fero.
Përmes një reagimi në Instagram, Arbenita qetëson ndjekësit dhe shkruan se është mirë së bashku me vajzën e saj, Ninën.
Fero ka përfunduar në burg pas akuzave për dhunë.
Sipas medieve në vKosovë, ngjarja ndodhi në banesën e tyre në Gjilan. Situata mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e forcës fizike. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur.
Ajo është larguar nga banesa bashkë me vajzën e vogël, Nina.