Ledio Lako, aktori i njohur i “Portokalli” ka bërë një deklaratë prekëse ditën e sotme në “S’e luan Topi”.

Aktori, shumë i dashur për publikun ka treguar momentet e vështira që ka kaluar me babain e tij gjatë periudhës së COVID-19.

“Me thënë të drejtën mendova se e humba. Mjekët më thanë që ‘është në dorë të Zotit’. Unë e çova me urgjencë në spital dhe atë ditë kisha shfaqje dhe i bëra një video i thashë “ të dua gjallë”. Më tha vetëm “do mundohem”. Ato ishin ditët më të vështira të jetës, dhe më vjen çudi me ata njerëzit  që thoshin“ça Covid more”. I thashë mos vdis, mos na lërë, unë do vazhdoj zanatin. Ik pa merak se do ia dal, më tha”, tregon Ledio Lako.