Modelja shqiptare Cindy Marina ka hapur sfilatën e prezantimit të koleksionit të rroba banjove të markës Ema Savahl në Miami, SHBA.
E veshur me një palë bikini me luspa të mëdha në ngjyrë pjeshkë, Cindy dukej çdo centimetër një perëndeshë bukurie. Këmbët e gjata, të holla e të tonifikuara dhe portreti ëngjëllor ka bërë që modelja shqiptare të jetë një prej zgjedhjeve të para të stilistes Ema Koja e cila është po ashtu shqiptare.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, modelja shkruan se ishte një eksperiencë e paimagjinueshme dhe se i është falenderuese stiliste shqiptare Ema Savahl për mundësin që i dha.
“Çfarë eksperience surreale duke hapur jo vetëm shfaqjen ikonë @emasavahl por gjithë javën e prezantimit të koleksionit të rroba banjove. 72 orë në Miami ekskluzivisht për këtë shfaqje, sepse e dija se do të ishte jashtë kësaj bote. Faleminderit Ema që më besove gjithmonë dhe më ke dhënë krahë për të fluturuar! Mendja jote nuk pushon kurrë së më mahnituri dhe është nderi im të jem pjesë e magjisë tënde!”; ka shkruar Cindy Marina në një postim në rrjetin social instagram, menjëherë pas përfundimit të sfilatës.