Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka njoftuar se ka përfunduar marrëveshja e zgjatjes së grurit.
Zakharova njoftoi zyrtarisht Turqinë, Ukrainën dhe OKB se vendi i saj nuk do të zgjasë marrëveshjen e eksportit të grurit në Detin e Zi.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se marrëveshja e grurit në Ukrainë kishte “përfunduar de fakto” disa orë përpara se të skadonte.
“Marrëveshja e grurit ka pushuar. Sapo të plotësohen kushtet, pala ruse do t’i kthehet menjëherë marrëveshjes së grurit,” shtoi ai.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia korrikun e kaluar përfudnoi sot, disa orë pas sulmit në urën e Krimesë, ku humbën jetën dy persona.
Të premten, pasi foli me Putinin në telefon, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se ishte optimist për perspektivat e rinovimit të marrëveshjes së grurit, duke vënë në dukje se “Putini dhe ai ishin të të njëjtit mendim për këtë çështje”.