Karlos Alkaraz ka hyrë në histori me një fitore epike në një nga turnetë më të rëndësishëm të tenisit botëror, Uimbëlldon. Ai mposhti në finale pas 5 setesh, serbin Novak Xhokoviç.

Spanjolli mori urime të shumta pas triumfit, por më i rëndësishmi padyshim ishte ai i idhullit të tij, Rafael Nadal.

“Urime Karlos, na ke dhuruar një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe jam i sigurt se pionieri i tenisit spanjoll, Manolo Santana gjithashtu ka festuar atje ku është këtë Uimbëlldon që tashmë edhe ti e ke fituar dhe e ke pjesë të karrierës tënde. Të dërgoj një përqafim të fortë dhe shijoje momentin, Kampion”, shkruan Rafa në “Twitter”.

Rikujtojmë se Alkaraz bëhet tenisti i tretë që e fiton Uimbëlldon pas Manolo Santanas në vitin e largët 1965 dhe Rafael Nadal që e ka fituar dy herë në vitet 2008 dhe 2010.