Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur besimin e tij se Vladimir Putin dëshiron që marrëveshja e grurit në Detin e Zi të vazhdojë pavarësisht se Rusia ka deklaruar sot se do të tërhiqet.
Erdogan tha se do të diskutojë marrëveshjen, si dhe kërkesat e Rusisë për eksportin e plehrave të saj kimike në një takim me Putin në gusht.
Turqia ndërmjetësoi marrëveshjen fillestare së bashku me OKB-në, duke lejuar që gruri ukrainas të eksportohej në pjesën tjetër të botës, ndërkohë që Rusia ruan kontrollin e porteve të Ukrainës.
Ministrat e jashtëm turk dhe rus do të diskutojnë sot marrëveshjen, tha Erdogan.
“Shpresoj se me këtë diskutim, ne mund të bëjmë një përparim dhe të vazhdojmë rrugën tonë pa pushim,” u tha ai gazetarëve.