Ron Koka, nipi i Lefter Kokës, duket se ka nisur një marrëdhënie të re, për të cilën po përflitet së fundmi në media.
Bëhet fjalë për Ditea Berishën, motrën e blogeres Sarah Berisha, e cila ka qenë pjesëmarrëse në “Big Brother VIP 1”.
Në një intervistë për “Pushime on Top”, Ditea la të kuptohet se po shoqërohet me Ronin dhe e pyetur nga gazetarja nëse është single apo në një marrëdhënie u përgjigj shkurt: Jam e lumtur! Ajo gjithashtu pranoi në intervistë se mbante në qafë një varse të Ronit.
Megjithatë, e ftuar në “Shqipëria LIVE”, gaztearja Pamela Shqezi u shpreh mosbesuese për këtë marrëdhënie, teksa tha se kjo mund të jetë vetëm një strategji e tyrë për të rritur famën.
“Unë personalisht lajmin e pashë në një video, ku ajo vetë e kishte pranuar. Unë nuk e besova, sepse zakonisht çiftet e showbizz-it e mohojnë, e po ashtu ne vajzat e kemi pak problem ta themi. Ajo e tha sikur po fliste për një shok klase. Mendoj se po e përdorin për interesat e tyre, për famën. Roni po e bën ndoshta për ato që u përfol, që Kiara e la për Luizin, flas për çfarë është përfolur, si hakmarrje, ndërsa Ditea, ne këtu telenovela turke bëjmë kështu që…”- deklaroi ajo.
Por dyshimet e saj u konfimruan më pas edhe nga vetë Ron Koka, i cili i ka dërguar një mesazh moderatores Erjona, në të cilën i shkruante se Ditean e njeh që të vogël dhe e ka thjesht mikeshë familjeje.