Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku një grua është gjetur e pajetë pranë një shkolle fillore.

Mediat vendase raportojnë se trupi i gruas është gjetur pranë shkollës fillore “Ashfield Valley” në Rochdale, pak pas orës 4:30 të mëngjesit të sotëm. Gruaja dyshohet se është rreth të 40-ave, teksa ende nuk është bërë i ditur identiteti i saj, apo shkaku i vdekjes.

Policia ka nisur hetimet, teksa ka bërë thirrje për çdo person që mund të ketë parë diçka të raportojë, pasi mund të vijë në ndihmë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.