Mesa duket reperi i njohur ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me Keisin.
Përmes një njoftimi në Instagram, ai bën të ditur se po del me një vajzë dhe është i përqendruar te lidhja e tij e re.
Kujtojmë se historia e dashurisë së Stresit dhe Keisit ka qenë plot drama, ku çifti ndahej dhe pajtohej shumë shpesh. Mesa duket kjo situatë e kanë lodhur çiftin dhe i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Stresi në daljet e tij publike e konsideron Keisin si një njeri shumë të veçantë në jetën e tij dhe edhe pse të ndarë, ai gëzon shumë respekt për të.