Në një takim që kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka zhvilluar me banorë të lagjes nr.17 është ngritur shqetësimi i infrastrukturës së rënduar të kësaj zone, e cila përmbytet sa herë regjistrohen reshje shiu.

Sipas Xhaferrajt, “Bashkia dhe Qeveria u kanë kthyer kurrizin qytetarëve për t’u kujtuar vetëm një ditë para zgjedhjeve”.

Në postimin e tij në rrjete sociale kreu i degës lokale nënvizon se tenderat që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore përfundojnë në xhepat e oligarkëve të Ramës, ndërsa për dëmet që u shkaktohen banorëve nuk mendon askush.

“Infrastruktura është në gjendje të mjerueshme dhe mjaftojnë vetëm 20 minuta shi për të përmbytur gjithçka, pavarsisht tenderave cdo 6 muaj për “përmirësim të infrastrukturës rrugore” të cilët në fakt përmirësojnë vetëm xhepat e oligarkëve të Ramës dhe qeverisë së tij. Duhen të paktën 3 ditë pas rreshjeve që situata të normalizohet dhe askush nuk përgjigjet qoftë për gjendjen, qoftë për dëmet materiale për banorët e bizneset”,– shkruan Xhaferraj.

Postimi i kreut të PD Durrës:

Miq, Po ndaj me ju disa foto nga takimi më i fundit në Lagjen 17 të Durrësit. Historia është e njejtë: Bashkia dhe…

Posted by Ferdinand Xhaferraj – Faqja Zyrtare on Tuesday, October 27, 2020