Kur mendohet se sa nxehtë është, njerëzit priren të mendojnë për temperaturën e ajrit, sepse kjo është ajo që përjetojnë në jetën e përditshme, raportoi të martën “BBC-ja”.
Por shumica e nxehtësisë së ruajtur pranë sipërfaqes së Tokës nuk është në atmosferë, por në oqeane. Dhe këtë pranverë e verë janë shënuar disa temperatura rekord të oqeanit. Atlantiku i Veriut aktualisht po përjeton temperaturat më të larta të ujërave sipërfaqësore të regjistruara ndonjëherë.
Kjo valë e të nxehtit detare ka qenë veçanërisht e theksuar rreth brigjeve të Britanisë së Madhe, ku disa zona kanë përjetuar temperatura deri në 5 gradë Celsius mbi atë që do të pritej normalisht për këtë periudhë të vitit.
Në të njëjtën kohë, temperatura të larta janë shënuar edhe në Paqësorin tropikal. Temperaturat globale të sipërfaqes së detit për prillin dhe majin ishin më të lartat e regjistruara ndonjëherë në të dhënat e “Met Office”, që nga viti 1850.