Vrasja brutale e një vajze 15-vjeçare nga një adoleshent 16-vjeçar ka tronditur opinionin rus.
Vajza ishte viktimë e një përdhunimi e cila më pas u hodh lakuriq në shinat e trenit, teksa u konstatuan se në trupin e saj ishte derdhur lëng kaustik.
Vajza 15-vjeçare Yaroslav Shikova në Perm të Rusisë u zbulua nga një shofer treni i cili e pa atë të braktisur në shinat e trenit. Sipas burimeve policore autori ose autorët e kishin lënë vajzën në shinat e trenit për të vdekur.
Vajza 15-vjeçare u dërgua në spital ku qëndroi 10 ditë para se të ndërronte jetë dhe autoritetet ishin në pritje nëse ajo do tregonte emrin e vrasësit të saj.
Për këtë rast është arrestuar 16-vjeçari Sergei Miniazev, nëna e të cilit është oficere burgu dhe babai polic, ndërsa dy të rinj të tjerë janë të dyshuar si të përfshirë në këtë krim.
Shoferi i trenit që pa për herë të parë 15-vjeçaren tregoi se ata e kishin lënë vajzën në shina dhe kishte shumë gjak e cila kishte humbur vetëdijen. Ishte e zhveshur dhe kishte vetëm çorape. E gjithë koka e saj ishte e mbuluar me gjak. Ai vuri re se 15-vjeçarja kishte një lëng djegës në gojë dhe në zonën gjenitale.
“Ai ose ata që e goditën donin të hiqnin qafe gjurmët e tyre biologjike. Ajo kishte djegie në trup, krahë dhe këmbë. Lëkura e saj po hiqej kur e vendosëm në barelë”, shtoi ai.
Sipas babait të 15-vjeçares, natën kur ndodhi tragjedia, vajza e tij ishte kthyer nga një festë që ishte organizuar në shtëpinë e 16-vjeçarit, por nuk dihet arsyeja pse ajo doli sërish nga shtëpia nga dritarja e dhomës së saj pa informuar prindërit.