Një duartrokitje e madhe shkon  për Filgen Priftin dhe Katherine Eda Priftin, gjithashtu me kompaninë Vestmark në Boston, të cilët kanë dhuruar 58 laptopë për universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës në Shqipëri. Ato u nisën sot nga Bostoni dhe duhet të mbërrijnë në Shqipëri më vonë këtë javë.

Fondacioni “The Global Albanians” ishte i lumtur të paguante për transportin si pjesë e programit të tij të ndihmës ndaj tërmetit dhe laptopët do t’u jepen studentëve të universitetit me performancë të lartë, që u përkasin familjeve në nevojë të cilat u prekën nga tërmeti në Shqipëri vitin e kaluar.

Po ashtu edhe Gazmend Oketa ka dhënë kontributin e tij në këtë nismë, pasi ka bërë të mundur  lidhjen e kontakteve të para me Universitetin. Gjithashtu Rektorja Kseanela Sotirofski dhe Dorinela Cupi (Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë në Universitet) për bashkëpunimin e tyre shumë profesional dhe të zellshëm.