Tre muaj pas ekzekutimit të Ardian Nikulajt në lokalin e tij në Shengjin, është vrarë në fshatin balldre në Lezhë 42-vjçari Nikolin Marku Lekstakaj.

Atentati i sotëm duket si vijim i sagës së hakmarrjve mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë.

Ajo që ngre edhe më shumë dyshimet se kjo ngjarje është hakmarrje e pastër, është data në të cilën ka ndodhur.

Pikërisht 3 muaj fiks më parë, pikërisht më 19 prill u ekzekutua me armë brenda në lokalin e tij Ardian Nikulaj, për ekzekutimi i të cilit ishte porositur nga Elton lekstakaj, dhe për të kryer këtë vrasje ishin përfshirë dhe shtetas të huaj.