Ekzekutimi sot në Lezhë duket se është një histori gjakmarrje mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulajt.
Pista kryesore e vrasjes së Nikolin Marku Lekstakaj në Lezhë është gjakmarrja. Kjo u konfirmua edhe nga Drejtori i Policisë së Lezhës, i cili në një rononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, nuk dha detaje të tjera.
“E morëm njoftimin rreth orës 18:30. Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për dokumentimin e plotë të rastit. Akoma jemi në fazat e para të hetimit të rastit. Nuk kemi akoma dyshimeve por dyshojmë për gjakmarrje. Në përfundim do të njoftojmë sërish.”-tha Alfred Elezi.
Lekstakaj u vra sapo doli nga një market në Balldre të Lezhës. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje që tronditi Lezhën më 19 prill, saktësisht tre muaj më parë.





