Këngëtari i njohur, Klajdi Haruni, do të bëhet baba për herë të parë.
Këngëtari i cili nuk ka preferuar ta bëjë kurrë publike jetën e tij private do të bekohet me një fëmijë.
Deri tani nuk kemi asnjë reagim nga këngëtari përveçse në janar kur publikoi një foto me kurriz të partneres të tij, nga pushimet e tyre në Maldive.
Nga ana tjetër sa i takon muzikës, kënga e tij e fundit është bashkëpunimi i tij “Yjet” me këngëtaren, Xhensila Myrtezaj.