Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë.

Një makinë ka përplasur një këmbësore rreth 60 vjeç te vijat e bardha në Rrugën e Dibrës.

Policia bën me dije se shoferja e makinës duke drejtuar automjetin ka aksidentuar në vijat e bardha, shtetasen 60 vjeçe.

Si pasojë 60-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.