Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, ka festuar ditëlindjen e 49-të.
Jaho ka vendosur që festën e ditëlindjes së saj ta kalojë në një prej hoteleve më të bukura dhe më të frekuentuara nga figurat publike, “Hotel Adriatik”, në qytetin e Durrësit.
Në postimin në “Facebook”, në llogarinë zyrtare të hotelit, shihet se ajo po kalon momente të mrekullueshme nën shoqërinë e bashkëshortit të saj.