I dashuri i Loredanës Karim Adeyemi ka bërë një vizitë disa ditore në Kosovë dhe Shqipëri, ku nuk ka munguar as takimi me reperin e njohur Noizy.

Ata mesa duket janë bërë miq të mirë, ku Adeyemi i ka dhuruar Noizyt fanellën e ekipit të Dortmund.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Noizy përmes një video në Instastory, ku shihet duke e veshur. “Faleminderit vëlla”, ka shkruar Noizy.

Shumë nga fansat mendojnë se ky është një diss për Mozzik i cili më herët ka pozuar me fanellën e Bayernit, skuadrës kundërshtare.