Reperi Quavo ishte në bordin e një jahti në Miami e cila po hetohet për një grabitje të dyshuar.

Sipas Departamentit të Policisë së Miami Beach, dy burra në bordin e anijes dyshohet se u bënë “shumë agresivë” ndaj kapitenit dhe ekuipazhit të tij kur i informuan se koha e marrjes me qira të varkës së tyre po mbaronte.

Dy meshkujt, të identifikuar si Cornell A. Whitfield dhe Anteneh A. Workeneh, dyshohet se kërkuan një rimbursim dhe filluan të bënin kërcënime, raporton “Page six”.

Kapiteni pretendoi në polici se një nga meshkujt madje e kërcënoi se do ta “vriste” dhe “ta hidhte nga barka”, në një moment duke i hequr portofolin dhe telefonin e kapitenit nga xhepi.

Pronari i varkës njoftoi forcat e rendit kur dëgjoi incidentin e supozuar, duke vënë në dukje se policia kishte “disa meshkuj të ndaluar” në pritje të mbërritjes në vendngjarje.

Raporti i policisë konfirmoi se 32-vjeçari Quavo (emri i vërtetë i të cilit është Quavious Keyate Marshall) ishte në jaht në kohën e incidentit të supozuar. Megjithatë, është e paqartë se cila ishte përfshirja e tij në këtë ngjarje.

Një burim i thotë Page Six se reperi u pa me duart e lidhura, mirëpo më pas Policia e liroi atë.