Flakët kanē përfshirē pasditen e sotme bimësinë në një kodër afër Nartës, në Vlorē.
Flakët rrezikojnë të përfshijnë një sipërfaqe edhe më të gjerë, të favorizuara edhe nga era.
Raportohet se zjarri më problematik aktualisht është ai në fshatin Risili i cili ka djegur sipërfaqe të mëdha pemësh.
Ndërkohë ministria e Mbrojtjes njoftoi se 45 efektivë, mjete dhe helikopteri Cougar të angazhuar për të shuar vatrat e zjarrit në zonat e Plykut, Krapsit dhe Cakranit në Fier.
“Trupa të tjerë dhe mjete po vijojnë punën edhe në Vlorë. Në gatishmëri të plotë për të siguruar jetën e qytetarëve tanë! Ju lutemi banorëve, t’u binden autoriteteve në rast nevoje për evakuim. Njoftoni sa më shpejt çdo vatër sado e vogël qoftë, pranë autoriteteve vendore! Marrja e masave në kohë, parandalon ngjarje me përmasa të mëdha!”, tha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postimi në rrjetet sociale.





