Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1304 testime ditore nga ku janë konfirmuar 288 raste të reja me koronavirus.

Mësohet se numri i të shtruarve në spitale ka shkuar në 280. Ministria njofton se janë shëruar 51 qytetarë nga virusi i rëndë ndërsa fatkeqësisht 3 persona kanë humbur jetën.

Numri total i rasteve me Covid që prej nisjes së epidemisë në vend ka shkuar në 19 445.