Prezantuesja e BBC, Emma Louise Jones ka treguar se si marrja e qenushit të saj për shëtitje u shndërrua në një provë të tmerrshme.
Në atë që duhet të kishte qenë shëtitje rutinë me qenin, ajo zbuloi se si një burrë e ndaloi në mënyrë të përsëritur që t’i kërkonte t’i fotografonte – si dhe duke bërë kërkesa që prezantuesja zgjodhi të mos i pranonte dhe publikonte.
Emma tha se ngacmimet e përsëritura e lanë atë të ndihej keq dhe bëri një thirrje.
“Kam marrë qenushin tim në të njëjtën shëtitje afër shtëpisë sime ditët e fundit dhe i njëjti burrë më ka ndaluar vazhdimisht për të më thënë se dëshiron të më bëjë foto (së bashku me gjëra të tjera që unë nuk dua t’i përmend këtu). Kjo i bën gratë/vajzat të ndihen keq dhe unë do t’i bëj thirrje kujtdo që sheh atë që duket si një ndërveprim i pakëndshëm që të mos e injorojë atë dhe të kalojë. Jo gjithmonë duhet të ndërhysh, por edhe prania e dikujt tjetër afër mund të jetë qetësuese”, shkruajti në Twitter, prezantuesja e futbollit.
Emma, 33 vjeç, iu bashkua BBC-së në vitin 2021. Ajo punon si prezantuese në MOTDx dhe në ViaPlay
Prezantuesja e njohur, e cila ka grumbulluar afro 337,000 ndjekës në Twitter, bëri emër në Leeds TV.