Yje të njohur të muzikës kanë reaguar për ndarjen nga jeta të këngëtares Sinead O ‘Connor.
“Një herë dëgjova Sinead të këndonte Acapella në një kishe të vogël. Ishte një nga gjërat më të bukura që kam dëgjuar në jetën time. Shkuam bashkë për të parë Eminem në një koncert. E adhuroj atë, muzikën dhe jetën e saj”.
Për vdekjen e saj reagoi edhe kryeministri i Irlandës.
Leo Varadkar: Muzika e saj u pëlqye në mbarë botën dhe talenti i saj ishte i pakrahasueshëm dhe i jashtëzakonshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e donin muzikën e saj.
Këngëtarja irlandeze e njohur për kryesimin e top-listave në mbarë botën me këngën e vitit 1990 “Nothing Compares 2 U” ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare.
E njohur sa për pikëpamjet e saj të hapura mbi fenë, feminizmin dhe luftën, aq edhe për muzikën e saj, ajo do të mbahet mend nga disa fansa për grisjen e një fotografie të Papa Gjon Palit II gjatë një paraqitje televizive në emisionin “Saturday Night Live”.
Jeta private e këngëtares ka qenë plot sfida. Në vitin 2022 djali i saj 17-vjeçar kreu vetëvrasje. Edhe më herët, ai kishte tentuar t’i jepte fund jetës.
O’Connor u konvertua në fenë islame në vitin 2018 dhe ndryshoi emrin e saj, megjithëse vazhdoi të performonte me emrin që e njohin gjithë fansat në mbarë botën.