Një vinç ndërtimi mori flakë dhe u shemb pjesërisht në zemër të Manhatan-it të mërkurën në mëngjes, duke i bërë njerëzit të ikin për të shpëtuar jetën e tyre ndërsa rrënojat ranë në rrugët poshtë.

Zjarri shpërtheu rreth orës 7:30 të mëngjesit ET në një vinç në një ndërtesë në ndërtim përgjatë W 41st St dhe 10th Avenue, afër Hudson Yards.

Pamjet e kapura nga kalimtarëve treguan pjesën e sipërme të vinçit të ndezur përpara se ai të rrëzohej papritmas, duke u përplasur në një ndërtesë përballë ku ka thyer disa dritare.

Dymbëdhjetë persona, nëntë civilë dhe tre zjarrfikës u plagosën nga shembja.

Të gjithë pësuan lëndime jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej zjarrfikësve pësoi dhimbje gjoksi.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, tha se ishte “jashtëzakonisht me fat” që më shumë njerëz nuk u lënduan.