Një situatë e pazakontë i ka ndodhur Mozzik mbrëmjen e djeshme gjatë një koncerti në qytetin e Gjilanit. Ai ishte së bashku me këngëtaren Kida si dhe artistin e mirënjohur, Sabri Fejzullahu, i ftuar për të performuar në një nga clubet e qytetit.

Ndërsa po interpretonte këngët e tij, policia ka hyrë në skenë duke ndaluar performancën. Në video shihet se reperi komunikon me oficerin e policisë teksa nuk dihet ende arsyeja e ndërprerjes së koncertit

Mozzik ka publikuar videon në Instagram duke treguar gjithë mirëkuptimin e tij ndaj bluve. Në video dëgjohet Mozzik duke thënë se paska ndodhur diçka.

“Respekt Policia e Kosovës. Këta kryejnë vetëm punën e vet”, ka shkruar ai krah. “Njerëz ju kërkoj falje. Faleminderit shumë që keni ardhur sonte dhe duhet që ta lëshojmë clubin për çështje sigurie sepse paska ndodhur diçka. Shihemi në Gjilan. Ju dua shumë.”- ka thënë reperi.

Megjithatë nuk dihet se çfarë ka ndodhur që koncerti i reperit të njohur është ndërprerë ende pa filluar mirë.