Aktori i njohur Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë një ndër historitë më të ndërlikuara të dashurisë. 

Vetëm dy javë pasi ish-kompania e investimeve të Jolie, ‘Nouvel’, ka akuzuar Pitt dhe bashkëpunëtorët e tij se ai po përpiqet që mbajë kontrollin e “Château Miraval” duke vjedhur asetet e saj.

Mirëpo mesa duket ‘ujërat’ mes ish-çiftit janë qetësuar dhe dyshja kanë rënë dakord duke gjetur një zgjidhje në vend që çështja të mos shkojë në gjykatë.

Për më tepër, mund të zbulohet se Pitt ka emëruar një ‘administrator të përkohshëm’ në ‘Chateau Miraval’ si përpjekje për të zgjidhur ‘luftën’ mes tij dhe rusëve të cilëve Joli ia shiti një pjesë të vreshtës.

Ky veprim i Pitt synon të mbrojë kantinën e verës, të cilin ai e ka rikonstrukturuar në bashkëpunim me prodhuesin francezë të verës, Famille Perrin.

Një burim francez konfirmon lajmin, duke thënë: “Në funksion të mosmarrëveshjes midis Nouvel LLC dhe Mondo Bongo LLC, Chateau Miraval dhe drejtori i saj kanë kërkuar dhe kanë emëruar një administrator të ri të përkohshëm nga Gjykata Tregtare e Draguignan (Francë), për t’i mundësuar kompanisë dhe drejtorit të saj që të vazhdojnë të rrisin biznesin dhe partneritetin e saj thelbësor me familjen Perrin derisa një mosmarrëveshje e tillë të zgjidhet, në interes të Château Miraval, drejtorëve, punonjësve të saj, partnerët dhe filialet.”

Kujtojmë që Pitt dhe Jolie blenë kantinën e verës në vitin 2008, një pronë prej 1300 hektarësh e cila ndodhet në jug të Francës.