UEFA ka vendosur të përjashtojë Juventusin për një sezon nga kupat e Europës për shkak të fitimeve kapitale.
Bardhezinjtë nuk do të marrin pjesë në Conference League për sezonin 2023-2024.
Gjithashtu është vendosur edhe gjobë prej 20 milionë eurosh, 10 prej të cilave me kusht.
Në vend të Juves, në Europë do të marr pjesë Fiorentina, finaliste e edicionit të kaluar.
Në Torino, prej javësh ishin gati të hiqnin dorë nga Europa, një vendim që e pranuan me qetësi, duke qenë se nga pikëpamja ekonomike nuk është një humbje serioze.
Nga pikëpamja sportive, ky dënim i jep fund aferës së fitimeve kapitale dhe pagave, që e kishte kushtëzuar shumë Juventusin sezonin e kaluar.
Skuadra e Allegrit do të përqendrohet kështu në kampionatin dhe Kupën e Italisë, duke u përpjekur të ndërpresë një seri dyvjeçare pa trofe.