Një 21-vjeçare u vra dhe tetë gra të tjera u plagosën nga të shtënat me armë në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, një automjet tip “Jeep” iu afrua një grupi personash në West Side të Çikagos dhe më pas hapën zjarr.
Të shtënat në lagjen North Lawndale ndodhën pak para orës 1 të mëngjesit, tha Departamenti i Policisë së Çikagos në një njoftim për shtyp.
Mosha e të plagosurave varion nga 20 deri në 33 vjeç.
Policia thotë se gratë po mblidheshin kur një “Jeep” i zi iu afrua atyre dhe i sulmoi. Sipas njoftimit, shumë persona u panë duke dalë nga automjeti me armë dhe filluan të qëllonin drejt grupit.
21-vjeçarja u qëllua në fytyrë dhe u transportua në Spitalin Mt. Sinai, ku ndërroi jetë pak kohë më vonë, thanë autoritetet.