Një 30-vjeçar i quajtur Remi Lucidi ka rënë nga maja e një gradaçele të lartë 721 metra, ku ai kishte hipur për të pozuar për një fotografi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hong Kong.

30-vjeçari kishte një histori ngjitjeje në kulla të ndryshme në mbarë botën, qofshin ato ndërtesa apo struktura si vinça, ura, shtylla apo edhe transmetues. Lucidi kishte arritur në katin e 68-të në një bllok banimi në zonën luksoze Mid-Levels të Hong Kongut, përpara rënies së tij fatale. 

Të enjten e kaluar, ditë kur dhe ndodhi ngjarja tragjikje, francezi Lucidi kishte mbërritur në kullë në orën 19:30 duke i thënë një roje sigurie se po vizitonte një mik në katin e 40-të.

Pamjet e kamerave të mbikqyrjes së ndërtesës, më pas e shohin Lucidin duke dalë nga ashensori në katin e 49-të përpara se të ngjitej shkallët në majë të nivelit 68.

Dera e çatisë ishte e mbyllur, por Lucidi e hapi me forcë, i vendosur të bënte një fotografi tjetër nga çatia, raportojnë mediat e huaja. 

Shumë nga fotot e postuara në Instagramin e tij e shohin atë të kapur pas majave të ndërtesave të larta, dhe mund të ketë tentuar të bëjë të njëjtën gjë kur u rrëzua.

Policia gjeti kamerën e tij sportive, e cila përmbante video të sporteve ekstreme që ai kishte bërë, sipas South China Morning Post.  

Në Instagram, Lucidi ndau foto dhe video të aventurave të tij në ngjitje me më shumë se 3000 ndjekësit e tij.

Në postimet e fundit shihet duke pozuar në krye të skelave dhe ndërtesave të larta në vende anembanë globit, duke përfshirë Dubain, Bullgarinë dhe Francën. 

Pjesa më e madhe e pamjeve e tregon atë duke ndërmarrë ngjitjet e guximshme, pa përdorimin e masava të sigurisë.