Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka konfirmuar se ajo dhe i dashuri Keyan Sayfari janë ndarë, shkruajnë mediat e huaja.
Rexha teksa ishte duke performuar në Londër, Bebe shpërtheu në lot dhe tha: “Sapo kalova një ndarje, ndaj mund të jem pak e ndjeshme dhe ju duhet të më ndihmoni”.
Arsyeja e ndarjes mund të jenë komentet e Keyan për peshën e saj, pasi këngëtarja publikoi në rrjetet sociale disa mesazhe ku ish-partneri e kritikonte.