Franca i druhet një sulmi me dronë gjatë ceremonisë së hapjes për lojërat olipmike Paris 2024.
Ministri i Brendshëm francez ka bëre me dije se do të angazhohen mbi 35 mijë forca policie për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Kjo përfshin edhe rrezikun nga sulmet me dronë, të cilat Ministri i Brendshëm Gerlad Darmanin i cilëson si një kërcënim të ri.
“Dronët përfaqësojnë një kërcënim krejtësisht të ri. Ardhja e dronëve të ngarkuar me eksploziv është dicka e re për ne.
Ne kemi bërë shumë punë për ta përballuar këtë kërcënim. Por ne dimë ta zbulojmë dhe ta luftojmë këtë kërcënim, edhe pse është më i vështiri për tu ndalur”, tha ministri i brendshëm francez, Gerlad Darmanin.
Ceremonia e hapjes së lojërave olimpike Paris 2024 pritet të ndiqet nga rreth 600 mijë njerëz.