Qeveria shqiptare ka kaluar një fond prej 2 milionë lekësh për kurimin e aktorit Genc Fuga.
Lajmi është konfirmuar nga burime brenda ministrisë së Shëndetësisë, sipas BW.
Disa ditë më parë aktori iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente pas një ishemie cerebrale. Ishte bashkëshortja e tij, Eni Jani e cila përmes rrjeteve sociale kërkoi ndihmë nga miqtë e tyre për kontribut monetar, për mbulimin e operacionit me vlerë 19 mijë euro.
Shuma e kërkuar megjithatë u sigurua në kohë rekord.
Aktorja Eni Jani falenderoi publikisht të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht spitalin Amerikan për përkushtimin dhe preofesionalizmin ndaj bashkëshortit të saj në këto ditë të vështira për artistët.