Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, dy moderatoret e njohura, që gjithashtu janë edhe mikesha të ngushta prej kohësh, kanë postuar një video të veçantë.
Në këtë sezon vere, të dyja kanë pasur angazhime personale por edhe kanë zgjedhur të kalojnë pushimet jashtë Shqipërisë.
Ato janë takuar pas një muaji, dhe kanë bllokuar edhe trafikun për një përqafim.
“Kur ke një muaj pa takuar shoqen e ngushtë dhe nuk pret as të parkojë makinën”, shkruan Arbana në videon e postuar në Instagram, ndërsa ka falënderuar shoferin pas tyre që nuk i ra borisë.