Një rimorkiator u mbyt në Kanalin e Suezit pasi u përplas me një transportues gazi LPG me flamur të Koresë së Jugut, tha sot autoriteti menaxhues i kanalit.
Në njoftim nuk saktësohet nëse ka probleme në funksionimin e kanalit që nga fundosja e rimorkiatorit.
Shtatë persona ishin në bordin e rimorkiatorit Fahd, tha në një deklaratë shefi i autoritetit të kanalit Osama Rabieh, duke shtuar se operacionet e shpëtimit ishin duke u zhvilluar dhe një vinç ishte dërguar për të ngritur anijen e mbytur.
Rabier tha se përplasja ndodhi ndërsa cisterna me LPG ” Chinagas Legend” ishte në zonën e Ballah, dhe ishte nisur nga Singapori në Shtetet e Bashkuara.
“Cisterna aktualisht është duke pritur në Port Said derisa të përfundojnë procedurat në lidhje me aksidentin”, tha Rabiet.
Cisterna e gazit të lëngshëm “Chinagas Legend” ka një gjatësi 230 metra, gjerësi 36 metra dhe peshë bruto 52 mijë tonë dhe aktualisht është në pritje në Port Said deri në përfundimin e procedurave lidhur me aksidentin.
Ekipi i shpëtimit i Autoritetit të Kanalit të Suezit po punon për të shpëtuar shtatë anëtarët e ekuipazhit të rimorkiatorit.