Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe është shprehur e indinjuar nga lajmet që bënë xhiron e rrjetit lidhur me refuzimin që ajo i ka bërë këngëtarit Luiz Ejlli për një bashkëpunim të mundshëm muzikor.
Përmes rrjeteve sociale, Aurela thotë se gjithçka e thënë në intervistën e saj të fundit është nxjerrë nga konteksti, duke krijuar një sherr, siç e cilëson ajo, dy ditor.
“Në asnjë cep të intervistës nuk kam shprehur kurrë refuzim.
Në këtë rast, u përdora për të krijuar një tjetër sherr dy ditor, sa të dalë një tjetër”, shprehet Aurela në reagimin e saj në “Instagram”.