Goglat ishin kapriçoze për Partizanin dhe Ballkani, por i buzëqeshën Strugës në shortin e hedhur sot në Nion të Zvicrës.
Tri ekipet shqiptare kanë mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në play-off për tu bërë pjesë e fazës së grupeve të Conference League.
Partizani do të përballet me humbësin e çiftit FC Astana (Kazakistan) / PFC Ludogorets 1945 (Bullgari). “Demat” e kroatit Zekic e luajnë ndeshjen e parë në transfertë.
Ballkani do të gjejë humbësin e çiftit FC Sheriff Tiraspol (Moldavi) / FC BATE Borisov (Bjellorusi). Sfida e parë do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Struga do të sfidojë humbësin e çiftit HSK Zrinjski (Bosnje) / Breidablik (Islandë). Futbollistët e Shpëtim Duros do të zhvillojnë takimin e parë në Ohër.
Takimet e play-offit që do të zhvillohen në datat 24 dhe 31 gusht.
Ndërkohë të enjten e datës 10 gusht, Partizani do të udhëtojë drejt Letonisë për t’u ndeshur me Valmieran, Ballkani do të presë në shtëpi skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps.
Ndërkohë që Struga do të përballet në Ohër me ekipin e Swift Hesperange, që vjen nga Luksemburgu.





