Ndryshon axhenda e Abisnet Superiore për edicionin 2023-2024. Sezoni i ri do të fillojë në 26 gusht, një javë më vonë seç ishte planifikuar nga FSHF. 

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se nisja e sezonit të Kampionatit Kombëtar “Abissnet Superiore” për sezonin 2023-2024 është shtyrë me një javë.

Sezoni i ri futbollistik ishte planifikuar të niste më datë 19 gusht.

“Pas kërkesës së mazhorancës së klubeve për spostimin e nisjes së aktivitetit me një javë, e cila është marrë në shqyrtim nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, është spotuar për më datë 26 gusht 2023 kur do të zhvillohet dhe java e parë. Lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet pjesëmarrëse në Abissnet Superiore”, njofton FSHF.

Teuta do ta nisë sezonin e ri në transfertë kundër Partizanit, në takimin që do të zhvillohet në “Arena e Demave”.