Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë ndër çiftet më të ëmbël ku lidhja e tyre vazhdon ende të mbetet në vëmendjen e mediave rozë.

Tashmë që Einxhel është shpërngulur në Kosovë përfundimisht, pas ardhjes në jetë të djalit të tyre Trev, dyshja sërish duket se nuk kalon shumë kohë pranë njëri-tjetrit për shkak të koncerteve që është i angazhuar Dagz.

Shkak i koncerteve gjatë verës e kanë detyruar Dagz të shkëputet për pak kohë nga familja, e të lëvizë në qytete të ndryshme ku mesa duket malli, partneren e tij e merr malli shpejt.

Kjo e fundit postoi bisedën me Dagz, ku mes rreshtash ai i thotë se edhe pse ndodhet larg, me zemër është me të.

”Lidhja në distancë”- shkruan Einxhel.