Qindra zjarrfikës vijojnë luftën me zjarret prej katër ditësh në Portugalinë jugore, ndërkohë Spanja fqinje është përfshirë nga valët e të nxehtit duke nxitur alarme të përhapura të motit.

Gadishulli Iberik po përballet me peshën kryesore të ndryshimeve klimatike në Evropë, duke përjetuar valë të nxehta gjithnjë e më intensive, thatësira dhe zjarre.

Temperatura arritën deri në 46.4 gradë Celsius në Portugalinë qëndrore, duke shënuar një rekord për vitin 2023.

Më shumë se 3000 zjarrfikës të mbështetur nga 26 avionë bombardues uji po luftojnë me flakët që po përpijnë mijëra hektarë tokë.

Mediat vendase raportuan mijëra portugezë dhe turistë u evakuuan nga zona e rrezikut.

Rreth 40 personave, përfshirë 28 oficerë zjarrfikës, iu është dhënë trajtim urgjent mjekësor.

Paralajmërimet e motit mbetën në fuqi si në Portugali ashtu edhe në Spanjë, deri në përmirësimin e situatës.

Pjesa më e madhe e gjysmës jugore të Spanjës është nën alarmin portokalli, ndërsa termometri ka shënuar më shumë se 44 gradë Celsius.

Ditët e ardhshme parashikohen të jenë ditët më përvëluese të kësaj vale të nxehtit, e treta në vend për këtë vit.

Zyra spanjolle e takimeve lëshoi alarme maksimale të kuqe në disa pjesë të vendit, përfshirë Madridin.