Liridon Krasniqi është futbollisti i parë shqiptar në histori që luan për kombëtaren e Malajzisë. Sulmuesi 31 vjeçar që aktivizohet me Terengnu në Malajzi, i ka dhënë fund beqarisë, teksa është martuar me Agonitën.
Në rrjetet sociale janë bërë virale pamjet nga dasma e tij, teksa hyrja në lokal ka qenë mjaft origjinale. Me partneren në krah dhe i shoqëruar nga shoqëria, Krasniqi ka marrë jo pak vëmendje në faqet rozë.
Kjo nuk është hera e parë e Krasniqit që bëhet viral në rrjete sociale. Disa kohë më parë, ai postonte një foto pas fitores së skuadrës së tij me mbishkrimin “Jam shqiptar, jam bos sepse ha pite me kos”.





