Një alarm për bombë ka tronditur Parisin, duke ngjallur panik në Francë. Mediat vendase shkruajnë se për shkak të alarmit është bërë evakuimi i menjëhershëm i Kullës Eiffel dhe i zonave përreth kryeqytetit.

Evakuimi u bë në tre kate të monumentit, duke përfshirë restorantin e kullës, si dhe oborri përreth, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Të gjithë të pranishmit ishin larguar pak pas orës 13:30 me orën lokale.